Ndonjëherë gjykatat shqiptare funksionojnë

Ndonjëherë gjykatat shqiptare funksionojnë

Më 15 maj, Gjykata e Tiranës dënoi me dënimin maksimal, me tre vjet burg, qytetarin dhe sipërmarrësin italian Antonio Abrusci, pronar i firmës Ecologica Albania shpk. Ai u shpall fajtor për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Pasi u dënua ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe tani duhet të qendrojë në burg për 1 vit e gjysëm, por vendimin nuk mund ta apelojë. Nuk dihet ende nëse pas dënimit do të ketë një kërkesë ekstradimi nga autoritetet italiane.

Kjo ndodhi meriton një shpjegim të detajuar për të parë se ndonjëherë gjykatat edhe funksionojnë.

Antonia Abrusci punonte në Shqipëri që prej viteve 2000, në sektorin e mbledhjes së mbetjeve urbane i nënkotraktuar nga Bashkia e Tiranës. Ai përdorte shoqëri të ndryshme për përfitimin e tenderave publik, një ndër këto kompani ishte edhe Ecologica Albania, e vetmja kompani në të cilën ai nuk ishte aksioner.

Kompanitë e Zotit Abrusci kanë fituar kontrata të shumta nga BashkiaTiranë. Por në tenderin e fundit një nga kontratat u anullua sepse nuk e kreu punën në mënyrën e duhur dhe nuk mundi më të merrte pjesë në tenderin për rinovimin e kontratës me institucionin shtetëror.

Për të shmangur këtë bllokim, Zoti Abrusci përdori një kompani tjetër, në të cilën u emërua administrator vetëm për katër muaj, nga muaji nëntor 2015 deri në mars 2016.

Katër muaj ishin të mjaftueshme për të marrë pjesë në disa tendera të organizuara në Tiranë dhe Kavajë, më pas në vend të tij u emërua administrator një shqiptar.

Por, në tenderin e organizuar nga Bashkia Kavajë për mbledhjen e mbetjeve urbane u vendosën disa kritere hileqare: kompania duhet të paraqiste në tender dokumentat e automjeteve që do të përdoreshin, të dorëzonte librat e kontabilitetit dhe certifikatat e vitit të prodhimit të makinave, të cilat nuk duhet të kishin të njëjtin vit prodhimi të specifikuar në dokumentat e tenderit.

Kjo do të shërbente për të shmangur që kompania të zhvillonte aktivitetin me automjete të vjetra, të blera jashtë vendit për pak para, të cilat nuk janë eficente dhe shpesh ndosin ajrin si pasojë e motorrëve të konsumuar dhe të vjetër.

Edhe pse në fakt do të ishte logjike dhe më efikase të kontrollohen vetëm mjetet e kompanië fituese në momentin kur fillojnë punë, pra në fillim të zbatimit të kontratës.

Por kompanitë e vjetra që marrin pjesë në tendera janë të pafundme, dhe kërkesat e përcaktuara në dokumentacionin e tenderit, në të vertet të panevojshme, mund të shërbejnë për të përcaktuar fituesin dhe skualifikuar të gjthë të tjerët për parregullsi formale. Ato gjithmonë krijonë mundësi për parregullsi. Kjo teknikë ndodh çdo ditë në të gjitha tenderat e shërbimeve dhe punëve publike.

Duke mos pasur automjete me karakteristikat e kërkura në tender, Zoti Abrusci, sikurse shpesh bëjnë të gjithë pjesmarrësit në tendera, fallsifikoi dokumentat për mjetet që zotëronte me mendimin se nëse fitonte do të blinte të tjera më të reja. Me ato dokumenta të fallsifikuara u shpall fitues në dy tendera në Kavajë dhe në Tiranë.

Një konkurent tjetër në tender vendosi të ankimonte vendimin duke zbuluar kështu falsifikimin e dokumentave. Prokuoria menjëherë nisi hetimin dhe më pas në gjykatë, sipërmarrësi italian u dënua me maksimumin e dënimit të parashikuar në kodin penal.

Antonia Abrusci është larguar nga Shqipëria dhe vendimi për të është marrë në mungesë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>