Ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Gjoba të larta e mbyllje deri në dy ditë të mediave gjatë fushatës elektorale

Nga Alice Taylor
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Gjoba të larta e mbyllje deri në dy ditë të mediave gjatë fushatës elektorale

Qeveria ka miratuar disa ndryshime në Kodin Zgjedhor që mund të cenojnë në lirinë e medias gjatë periudhës zgjedhore.

Ndryshimet miratuara në heshtje në 27 korrik 2020 përfshijnë një numër nenesh që synojnë të kufizojnë lirinë e mediave audiovizive. Ato përfshijnë gjoba të konsiderueshme dhe kompetenca për të mbyllur një stacion televiziv për dy ditë nëse nuk përputhet me standardet e përcaktuara në kod.

Në radiot dhe televizionet private, mbulimi i fushatës elektorale duhet të bëhet vetëm në edicionet rregullta dhe speciale informuese dhe atyre nuk u lejohet t’u japin kohë transmetimi subjekteve politike për mbulim fushate.

Nëse media shkel ekuilibrin e kohës së dhënë, ato mund të gjobiten ndërmjet 1.5 milion lekë (12,153 euro) deri në 3 milion lekë (24,300 euro).

Nëse shkelje përsëritet, kanali televiziv mund të mbyllet për 48 orë.

Dispozitat detyrojnë televizionet të zbatojnë kritere profesionale, të ndalojnë propagandën dhe brenda të ashtuquajturave “edicioneve informuese” gazetarët nuk lejohen të shprehin komente për qëndrime politike. Në rast shkeljesh, gjobat është 1 milion lekësh (8000 EURO) dhe 2.5 milion Lekë (20,256 EURO).

Në debatet politike midis kandidatëve politikë, kanali televiziv duhet të “mbajë ekuilibrin” midis partive politike. Dënimi për shkeljen e kësaj është mbyllja e të gjithë kanalit për 48 orë. ‘

Vendimi është direkt i ekzekutueshëm dhe apelimi i tij nuk e pezullon zbatimin e tij.

Këto rregulla ngrenë një numër shqetësimesh. Së pari gjobat janë tepër të larta dhe mund të dëmtojnë një portal televiziv të vogël ose të mesëm. Së dyti, mbyllja e një stacioni të tërë televiziv për dy ditë është e tepruar dhe një dënim i pazakontë.

Koloreto Cukali nga Këshilli Shqiptar i Medias tha se duket absurde mbyllja për dy ditë e një stacioni televiziv, për një koment në një emision..

Ai shtoi se formulimi i ligjit është problematik pasi nuk ka përkufizim të “ekuilibrit”, “komente politike”, ose standardeve etike që duhet të zbatohen. Pa këto përkufizime, ligji ka potencialin të keqpërdoret për të heshtur zërat kritikë. Për më tepër, ai vuri në dyshim aftësinë e AMA-s që do të mbikëqyrë pajtueshmërinë, për të gjykuar mbi çështjet subjektive dhe standardet etike.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>