Më 30 korrik, Kuvendi miratoi me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave me të paktën dy të tretat, ndalimin e koalicioneve, pragun kombëtar, dhe ndryshimin e zonave zgjedhore.
Ndryshimet kushtetuese u propozuan nga 28 deputetët e opozitës në Kuvend dhe u mbështetën nga Partia Socialiste. Me miratimin e këtyre ndryshimeve, dy nene të Kushtetutës ndryshuan, përkatësisht neni 64 dhe neni 68.
Neni 64 i Kushtetutës parashikonte se Kuvendi përbëhet nga 140 deputëtë të zgjedhur me sistem propocional me zona zgjedhore shumë emërore, këto zona do të përcaktoheshin sipas ndarjes administrative. Ndërkohë detaje të tjera do të përcaktoheshin nga Kodi Zgjedhor.
Propozimet i opozitës parlamentare në lidhje me këtë ishte:
- Sistemi zgjedhor të jetë propocional me konkurim rajonal
- Do të futen në Kuvend partitë të cilat marrin 5 përqind të votave në rang kombëtar
- Do të hapeshin listat, pra krahas partive votuesit do të zgjedhin dhe deputetët.
Ndërsa, pas miratimit Kushtetuta e re parashikon ndryshimet si më poshtë:
- Sistemi zgjedhor të jetë propocional me konkurim rajonal
- Do të ketë një prag kombëtar, por kjo do të përcaktohet në Kodin Zgjedhor
- Votuesit do të kenë mundësi të zgjedhin të paktën dy të tretën e kandidatëve për deputetë.
Neni 68 i Kushtetutës parashikonte se kandidatët për deputetët mund të propozohen nga votuesit, partitë politike ose koalicionet zgjedhore.
Propozimi i opozitës për këtë nen ishte:
- Kandidatët për deputetë mund të propozohen vetëm nga votuesit ose partitë politike
- Ndalohen koalicionet parazgjedhore
Ligji i miratuar në parlament parashikon se kandidatët për deputetë do të propozohen nga votuesit ose partitë politike, duke ja lënë Kodit Zgjedhor rregullimin e koalicioneve.