Ndryshimet në Statutin e Partisë Socialiste – Pikat kryesore

Ndryshimet në Statutin e Partisë Socialiste – Pikat kryesore

Delegatëve të Kongresit të ardhshëm të Partisë Socialiste, që do të mbahet më 19 mars, do t’u kërkohet të votojnë ndryshime të statutit të partisë, shumica e të cilave rrisin kompetencat e kryetarit të PS-së.

Drafti i ndryshimeve është hartuar nga një grup pune i përbërë nga deputetë socialist, i kryesuar nga Fatmir Xhafaj.

Ndryshimet kryesore të propozuara janë:

  • Nëse partia është pjesë e qeverisë dhe kryetari i saj është kryeministër, zgjedhjet e rradhës për kryetar zhvillohen vetëm nëse kërkohen nga të paktën 10 për qind e delegatëve të kongresit të partisë dhe me miratimin e shumicës së delegatëve në kongresin vjetor.
  • Kryetar i partisë mund të zgjidhet dikush që është anëtar i partisë të paktën prej pesë vjetësh ose anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së të paktën prej një mandati.
  • Për të kandiduar për kryetar të partisë duhet mbështetja paraprake e 10 për qind të delegatëve të kongresit ose 5 për qind të anëtarëve të partisë.
  • Kryetari i partisë do të propozojë kandidatët për kryetar të grupit parlamentar, kryetar e nënkryetar të Kuvendit, kryetar të komisioneve, si dhe anëtarëve të delegacioneve të përhershme të Kuvendit. Këto propozime votohen nga grupit parlamentar socialist.
  • Kryetari i partisë do të drejtojë proçesin e hartimit dhe miratimit të kandidatëve të partisë në zgjedhjet legjislative e vendore.
  • Numri i anëtarëve të Asamblesë Kombëtare do të rritet nga 154 në 220 anëtarë.
  • Lista fituese e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë dueht të përmbajë jo më pak se 40 për qind të anëtarëve nga secila gjini.
  • 10 për qind e listave duhet të jetë nga anëtarësia e FRESSH.
  • Me përjashtim të kryetarit të partisë që mund të jetë kryeministër, postet e tjera drejtuese në parti janë të papajtueshme me poste të larta ekzekutive deri tek administratorët e njësive administrative.
  • Anëtarët e PS do të jenë të detyruar të paguajnë kuotën financiare të anëtarësisë
  • Nuk do të pranohen dhurata që e kalojnë shumën e një mijë eurove nga shtetas të huaj ose shtetas shqiptarë që banojnë jashtë vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>