Ndryshimet në statutin e PD-së, nënkryetari jo më kryetar i grupit parlamentar

Nga Exit News
Ndryshimet në statutin e PD-së, nënkryetari jo më kryetar i grupit parlamentar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka propozuar sot ndryshime të statutit të partisë. Këto ndryshime do të shqyrtohen më 13 korrik nga Komisioni Statutor, do të diskutohen më 14 korrik në Kryesinë e PD-së dhe do të votohen më 17 korrik në Këshillin Kombëtar.

Ndryshimet kryesore të statutit të ri janë:

Rritja e numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga 100 në 150 anëtarë, nga një listë e propozuar nga Kryetari i partisë.

Heqja e të drejtës së kryetarit të Këshillit Kombëtar për të thirrur këshillin, dhe ia ka lënë këtë të drejtë kryetarit ose kryesisë.

Heqja e përcaktimit se njëri prej nënkryetarëve “është kryetar i Grupit Parlamentar”.

Ndryshimet e tjera të statutit janë rritje e numrit të sekretarëve dhe anëtarëve të Kryesisë (përfshihen në kryesi edhe kryetari i Bordit Financiar, dhe angazhimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar në departamente).

Propozimet e reja mund t’i lexoni këtu dhe statutin ekzistues mund ta lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>