Ndryshon orari i kufizimeve, të dielën asnjë orë lëvizje

Nga Exit News
Ndryshon orari i kufizimeve, të dielën asnjë orë lëvizje

Qeveria ka ndryshuar oraret e kufizimit të lëvizjeve duke vendosur që të shtunën të lejohet paradite ndërsa të dielën të jetë gjithçka mbyllur.

Ndryshimet i njoftoi përmes një postimi në Facebook Kryeministri Rama.

Të shtunën

Lëvizja do të lejohet vetëm 8 orët e mëngjesit dhe paradites: ora 05:00-13:00.

Ky do të jetë dhe orari i aktivitetit të dyqaneve, farmacive apo dhe orari i punës për punonjësit e administrates.

Kryeministri ka lënë të kuptohet se ky orar do të jetë dhe orari që do të aplikohet ditët e tjera të javës që vjen.

Të dielën

Kufizim total të lëvizjeve dhe mbyllje të të gjitha dyqaneve e farmacive deri të nënën në orën 05:00.

“Në rrugë do jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive të shërbimeve dhe kompanive mediatike”

Prej 15 marsit kufizimi i lëvizjes ishte në 2 fasho oraresh, 4 orë nga 06:00-10:00 dhe 2 orë 16:00-18:00. Ky kufizim ishte për të ndalur përhapjen e koronavirusit, ku deri më sot Shqipëria ka pasur 70 të infektuar, 2 prej të cilëve kanë vdekur.

Për shkeljet e kufizimeve të lëvizjeve policia gjobiti mbi 440 qytetarë 3 ditët e fundit me një shumë totale prej rreth 82 mijë eurosh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>