Ndryshon relatori i çështjes Tahiri në Gjykatën e Lartë

Nga Exit News
Ndryshon relatori i çështjes Tahiri në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë ka ndryshuar relatorin e çështjes së ish-ministrin të Brendshëm Saimir Tahiri. Relatori i ri është Sandër Simoni. Ai zëvendësoi Ilir Pandën, caktuar si relator i çeshtjes në shtator 2020.

Ish-ministri Saimir Tahiri e apeloi në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, i cila vendosi rihetim nga e para për të pandehurin.

Në 26 qershor, Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, e cila e dënoi me me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove, duke e kthyer për rigjykim.

Siç Exit News ka shpjeguar më parë, gjykata e Apelit argumentoi se me vendimin ndaj Tahirit gjykata e shkallë së parë ka shkelur Kodin e Procedurës Penale, pasi ka ngritur akuza të reja ndaj Tahirit, për të cilat ai nuk është hetuar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>