Në 12 korrik, rinis dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel

Nga Exit News
Në 12 korrik, rinis dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, do të rinisë në 12 korrik.

Lajmin e ka dhënë të hënën, Peter Stano, Zëdhënësi i Bashkimit Evropian.

“Mund të konfirmoj se më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të vijnë në Bruksel për dialog. Mikpritës i këtij samiti do të jetë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në prani të të dërguarit të posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak”, tha ai.

Stano shtoi se me këtë takim shënohet rifillimi i dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe në të do të diskutohen “të gjithë çështjet e hapura” mes shteteve.

Ky takim në Bruksel vjen pas anulimit të takimit në Uashington, në 27 qershor, me ndërjetësimin e të dërguarit të SHBA-ve Richard Grenell.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>