Në 24 orë 6 persona të infektuar me koronavirus, shkon në 70 totali i të prekurve

Nga Exit News
Në 24 orë 6 persona të infektuar me koronavirus, shkon në 70 totali i të prekurve

6 persona të prekur nga koronavirusi janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të personave të identifikuar në 70.

Gjatë komunikimit të përditshëm të Institutit të Shëndetit Publik,  zëvendësministria Mira Rakacolli njoftoi se një prej rasteve të reja është mamaja e një prej pacientëve të mëparshëm e cila u sot mëngjesin e sot me urgjencë nga Patosi.

Në total, deri tani janë testuar 732 persona të dyshuar në vend. Ndërsa në 24 orët e fundit janë testuar 70 persona.

Personat e sëmurë gjenden në këto qytete:

— Në Tiranë: 50 persona;

— Në Durrës: 5 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier: 7 persona;

— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan: 2 persona;

— Në Rrogozhinë: 2 persona;

— Në Kavajë: 2 persona.

Prej tyre, 35 janë të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT-së—tre prej të shtruarve janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve është në gjendje të qëndrueshme.

Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>