Ne duam të marrim frymë

Nga European Fund for the Balkans
Ne duam të marrim frymë

Në tre muajt e fundit, fushata “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër” ka ndihmuar në mbledhjen e një rrjeti prej më shumë se 520 organizatash, individësh dhe ekspertësh, me qëllimin informimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për shkaqet e ndotjes së ajrit, pasojat dhe zgjidhjet e mundshme të cilat mund të përmirësojnë cilësinë e ajrit.

Me anë të kësaj fushate, kemi synuar të vëmë në dukje faktin se të gjithë ne nga Ballkani Perëndimor kemi potencial, njohuri dhe kapacitet të mjaftueshëm për të punuar së bashku në frymën e solidaritetit, në mënyrë që të zgjidhim problemin e ndotjes së ajrit.

ballkan fund

Domosdoshmëria për të thithur ajër të pastër dhe të shëndetshëm na ka bashkuar në luftën tonë të bazuar në solidaritet brenda fushatës “Ballkani i Bashkuar për Ajrin e Pastër”, e cila u iniciua nga Fondi Evropian për Ballkanin, në partneritet me organizatat: E drejta për qytetin, Instituti Rregullator për Mjedisin dhe të Rinovueshme (IRMR), Shkolla e Hapur e Beogradit (SHB) (Beograd, Serbi); Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit (Tiranë, Shqipëri); Ekoforum (Zenica, BiH), Qendra për Ekologjinë dhe Energjinë (Tuzla, BiH); Sbunker (Prishtinë, Kosovë); Kujdesi për Ajrin (Shkup, Maqedonia e Veriut) dhe OZON (Podgorica, Mali i Zi).

Në bashkëpunim me ekspertët e rajonit, ne kemi trajtuar tema që përfshijnë: ndotjen e ajrit dhe pasojat e tij në vdekshmërinë dhe shëndetin e qytetarëve; ndikimi i tij në shkallën e lindshmërisë; ndotja e ajrit e shkaktuar nga ndotësit e mëdhenj dhe industria; ndotja e ajrit në korrelacion me pandeminë COVID-19.

Përveç informimit të bashkëqytetarëve tanë, ne donim të krijonim lidhje midis organizatave rajonale dhe aktivistëve dhe të dërgonim një mesazh që të gjithë ne duam të thithur ajër të pastër dhe se lufta për këtë qëllim është e bazuar në unitet dhe solidaritet. Fushatës sonë iu bashkuan më shumë se 520 individë dhe organizata dhe aktivistë nga i gjithë rajoni.

Për më tepër, përmbajtja, artikujt dhe mesazhet tona kanë arritur 650.000 njerëz në Ballkanin Perëndimor vetëm përmes mediave sociale, ndërsa mediat tradicionale kanë botuar më shumë se 500 artikuj, njoftime, intervista…

Lufta jonë për ajër të pastër vazhdon. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të rritur njohuritë e qytetarëve për këtë çështje, si dhe të advokojmë për zgjidhje, në mënyrë që të zvogëlojmë ndotjen e ajrit dhe të përmirësojmë cilësinë e jetës në Ballkanin Perëndimor.

Ne, qytetarët e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, jemi të ekspozuar njësoj ndaj substancave të dëmshme në ajër, pavarësisht nga mosha, gjinia, feja, përkatësia kombëtare dhe gjuha që flasim.

Duke u mbështetur në rezultatet tona të arritura, ne, organizatat që kemi drejtuar fushatën rajonale “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër”, kemi vendosur ta fusim fushatën tonë në një nivel tjetër duke e shndërruar atë në një rrjet rajonal.

Siç ishte fushata, kështu do të mbetet edhe rrjeti, i hapur për të gjitha organizatat e angazhuara në këtë luftë të bazuar në solidaritet për ajër të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë ne.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>