
Vlerësimi i masave të COVID-19 në Shqipëri do të bëhet në fundjavë, deklaroi të hënën nga aeroporti ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ajo tha se qeveria nuk dëshiron që të shkojë drejt masave të mëtejshme kufizuese.
Janë vaksinuar 6 mijë mjekë e infermierë dhe se do të vaksinohen grup-moshat që janë më të rriskuara, tha Manastirliu për gazetarët teksa së bashku me kryeministrin po prisnin ardhjen e vaksinave të Pfizer.
“Masat e fundit shtrënguese të fundit që kemi marrë kanë të bëjnë me uljen e orës policore dhe alternimet e mësimit online. Impakti i masave nuk është i menjëhershëm. Ky impakt shikohet për 14 ditë”, tha ministrja.
Ministrja njoftoi se ka nisur tashmë vaksinimi i moshave mbi 80 vjeç.