Në fundjavë bëhet vlerësimi i masave kundër COVID-19

Nga Exit News
Në fundjavë bëhet vlerësimi i masave kundër COVID-19

Vlerësimi i masave të COVID-19 në Shqipëri do të bëhet në fundjavë, deklaroi të hënën nga aeroporti ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ajo  tha se qeveria nuk dëshiron që të shkojë drejt masave të mëtejshme kufizuese.

Janë vaksinuar 6 mijë mjekë e infermierë dhe se do të vaksinohen grup-moshat që janë më të rriskuara, tha Manastirliu për gazetarët teksa së bashku me kryeministrin po prisnin ardhjen e vaksinave të Pfizer.

“Masat e fundit shtrënguese të fundit që kemi marrë kanë të bëjnë me uljen e orës policore dhe alternimet e mësimit online. Impakti i masave nuk është i menjëhershëm. Ky impakt shikohet për 14 ditë”, tha ministrja.

Ministrja njoftoi se ka nisur tashmë vaksinimi i moshave mbi 80 vjeç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>