Emigrantët e paligjshëm në Greqi fitojnë të drejtën për leje qëndrimi

Nga sot emigrantët e paligjshëm në Greqi do kenë të drejtë për leje të përhershme qëndrimi. Ndryshimet në ligjin grek të emigracionit që hynë në fuqi sot, ju a japin këtë mundësi emigrantëve që kanë qëndruar në mënyrë të rregullt në Greqi për të paktën pesë vjet gjatë dhjetë vjetëve të fundit.

Ndryshimet ligjore ofrojnë lehtësira edhe për bashkim familjar. Tashmë, emigrantët me leje qëndrimi 3 vjecare në Greqi kanë të drejtë të marrin bashkëshortët e tyre me kusht që të paguajnë sigurim shoqëror për ta.

Nga ky ligj pritet të përfitojnë mijra qytetarë shqiptarë që jetojnë ilegalisht në Greqi dhe familjet e tyre që jetojnë në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>