Në Itali kapen 735 kg marijuanë

Në Itali kapen 735 kg marijuanë

Mediat italiane informojnë se Guardia di Finanzia kapi sot në afërsi të portit të Leces një gomone të ngarkuar me 735 kilogramë marijuanë. Gomonia drejtohej nga dy skafistë shqiptarë.

Gjatë javëve të fundit, ky është rasti i tretë që policia italiane sekuestron ngarkesa të mëdha marijuane të nisura nga Shqipëria, në kanalin e Otrantos.

Në 5 tetor, Guardia di Finanzia bllokoi një gomone, e cila transportonte 700 kilogramë marijuanë.

Në mesin e shtatorit, rreth 30 kilometra nga Brindizi, policia italiane ndaloi një gomone me 700 kilogramë marijuanë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>