Në kërkim të ‘pacientit zero’: kush është personi që filloi pandeminë e koronavirusit?

Nga Exit News
Në kërkim të ‘pacientit zero’: kush është personi që filloi pandeminë e koronavirusit?

Personi i parë i njohur i infektuar me koronavirus është një person i moshës 55 vjeç nga Provinca Hubei në Kinë. Gjinia e tij nuk është bërë e njohur.

Ky fakt është zbuluar nga South China Post e Hong Kongut, që ka parë dokumente shtetërore kineze, dhe është rimarrë nga mediat botërore.

Personi, i cili më pas humbi jetën, u diagnostiku më 8 dhjetor dhe u shtrua në spital me një pneumoni, origjina e së cilës nuk ngjante me raste të tjera për mjekët.

Pas tij, infeksionet dhe shtrimet në spital filuan të shtoheshin, me një person çdo një deri në pesë ditë.

Autoritet kanë studiuar nëntë rastet e para më infeksion të idenitifikuara në nëntor 2019, katër meshkuj dhe pesë femra, të moshës nga 39 deri 79 vjeç, por kanë arritur në përfundimin se asnjëri prej tyre, as personi i parë i identifikuar nuk është “pacienti zero”.

Pas nëntë të parëve, infeksionet vazhduan me numra të vegjël. Më 15 dhjetor kishte 27 me një penumoni me origjinë të panjohur. Autoritet kineze të Hubeit sinjalizuan Organizatën Botërore të Shëndetësisë për këto raste penumonie.

17 dhjetori ishte dita e parë më një numër dyshifror rastesh të reja, ndërsa më 20 dhjetor numri i rasteve arriti në 60.

Deri më 31 dhjetor 2019 ishin identifikuar 266 persona, ndërsa më 1 janar numri kërceu në 381 duke patur rritjen e parë tre shifrore ditore.

Më 27 dhjetor një mjek i spitalit rajonal të Hubeit njoftoi autoritet shëndetësore se bëhej fjalë për infeksion nga një variacion i panjohur më parë të familjes së koronaviruseve.

Më 31 dhjetor autoritet kineze raportuan zyrtarisht Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) për shpërthimin e një infeksioni nga një lloj i ri koronavirusi.

Çdo gjë ndërkohë mbahej e fshehtë.

Më 31 dhjetor, autoritet kineze ndaluan dhe këshilluan një të ri 29 vjeçar të mos fliste, pasi ai kishte shkruar po atë ditë për herë të parë në rrjetet sociale rreth sëmundjes dhe simptomave të saj. Ai ndërroi jetë më pas nga komplikacionet e pneumonisë.

Megjithatë më 11 janar autoritet kineze raportuan se kishin vetëm 41 raste të konfirmuara, duke keqinformuar apo duke mos përfshirë si të identifikuar me koronavirus qindra rastët të njohura deri atëhere.

Në mes të janarit u kuptua se situate nuk mund të mbahej më nën kontroll dhe rrezikohej një epidemi dhe u pranua publikisht nga autoritet kineze.

Më pas në shkurt, nga analizimi i mesazheve në aplikacionin popular kinez WeChat, u zbulua se njerëzit kishin filluar të flisnin për simptoma të ngjashme me ato të COVID-19 të paktën që dy javë përpara diagnostifikimit të rastit të parë më 8 dhjetor.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të studiuesve ende nuk është gjurmuar dot më herët se kaq dhe ende nuk është identifikuar “pacienti zero”.

Gjetja e pacientit zero është e rëndësishme për të kuptuar origjinën dhe dinamikën e përhapjes së virusit, që mendohet se kaluar nga kafshët, ndoshta lakuriqët e natës, tek njeriu dhe që tani ka hyrë në histori si një nga viruset më të rrezikshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>