Në korrik do rritet numri i të infektuarve, mund të rivendosen masa kufizuese

Nga Exit News
Në korrik do rritet numri i të infektuarve, mund të rivendosen masa kufizuese

Gjatë korrikut, numri i të infektuarve me Covid-19 pritet të rritet dhe nëse qytetarët nuk ndërgjegjësohen për të treguar më shumë kujdes, mund të rivendosen kufizime.

Kështu u shpreh Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në 9 korrik, i ftuar në emisionin Opinion.

Ai tha se në korrik do të shohim efeket e hapjes së menjëhershme gjatë qershorit:

‘Korrikun do ta kemi në ngritje, është maksimumi i dëmit që është bërë.

Ne tani kemi efektet e qershorit. Rezultati që kemi tani është dëmi që është shkaktuar nga hapja e menjëhershme.

Do të paktën 4 javë, domethënë nga java 0 që t’i fillon hap masat, kontaktet, transmetohet virusi dhe ne në këtë periudhe jemi në fillimin e pasojave të qershorit. Kjo javë është në rritje dhe është java që përkon me dëmet e qershorit.’

Brataj tha se nëse qytetarët do të vazhdojnë me këtë pakujdesi që kanë treguar javët e fundit, atëherë do të nevojitet rivendosja e disa kufizimeve:

‘Nëse qytetet do vazhdojnë në këtë mënyrë, nëse Tirana do vazhdojë me baret ngjeshur njëri me tjetrin, qyteti që do jetë transmetim komunitar i hapur dhe detyrimisht që do të kufizohet. Mënyra e jetësës do fillojë të kufizohet si në çdo shtet tjetër, nuk ka mënyrë tjetër.

Nuk mund të lësh jetën e njerëzve në dorën e aventurierëve. Kështu që në një mënyrë po kërkohet dhe po insistohet me çdo kusht që njerëzit të ndërgjegjësohen që koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë edhe në moshë të re.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>