Në Kosovë do të strehohen rreth 2 mijë afganë

Nga Exit News
Në Kosovë do të strehohen rreth 2 mijë afganë

Kosova do të strehojë rreth 2 mijë afganë sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Sveçla ende nuk është vendosur një vend se ku ata do të strehohen por konfirmoi se po bisedohet për rreth 2 mijë afganë ku përfshihen bashkëpunëtorë të aleatëve perëndimore dhe familjet e tyre të cilët rrezikohen nga regjimi taleban në Afganistan.

Sipas ministrit nuk është përcaktuar ende se kur do të vijnë këta shtetas por ai tha se ata do të transportohen nga Kabuli në vende të treta dhe më pas në Kosovë.

Sveçla tha po ashtu se qëndrimi i personave që do të vijnë nga Afganistani nuk do të jetë i gjatë dhe siç u shpreh ai, Kosova mund t’iu ofrojë atyre mbrojtje të përkohshme në kohëzgjatje prej një viti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>