270 qytetarë të Kosovës po trajtohen në klinikat e Qendrës Universitare të Kosovës dhe shtatë spitalet e përgjithshme në vend, njoftoi Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Në klinikat e QKUK-së ka 55 qytetarë që po trajtohen me oksigjen dhe dy të tjerë janë në mjekim intensiv në gjendje të rënduar.