Plani i Parkut të Liqenit përfshin ndërtime

Plani i Parkut të Liqenit përfshin ndërtime

Plani i Bashkisë së Tiranës për Parkun e Liqenit duket se parashikon ndërtimin e terreneve sportive, një godine bar-restorant dhe një urë mbi liqen, krahas këndit të lojrave për fëmijë që u bë publik ditët e fundit.

Këto të dhëna gjenden në një draft të masterplanit të Parkut, hartuar nga firmat Willson+Bolles dhe Atelier 4, firmosur në datën 25 shtator 2015.

Sipas dokumentave, pranë këndit të lojrave do të ketë një ndërtesë që do të shërbejë si bar-kafe, e cila do të ketë një tarracë funksionale, ku do të vendosen kioska akulloresh e gazetash dhe një pistë vallëzimi.

Ky ndërtim është justifikuar si i nevojshëm për prindërit, ndërsa fëmijët e tyre luajnë në këndin e lojrave. 

Peter Wilson, njëri prej arkitektëve ideues të këndit të lojrave, deklaroi dje në një intervistë televizive se përveç terreneve sportive do të ketë edhe një urë mbi liqen. Kjo deklarata e Zotit Wilson hedh dyshime të reja mbi përmasat dhe përmbajtjen e vërtetë të projektit të parkut, pasi terrenet sportive dhe ura që ai përmend nuk janë bërë publike asnjëherë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>