Në përgjigje të artikujve të Exit.al, Acromax Media sqaron se nuk ka kontratë me asnjë parti politike

Në përgjigje të artikujve të Exit.al, Acromax Media sqaron se nuk ka kontratë me asnjë parti politike

Kompania Acromax Media ka dërguar pranë Exit.al një sqarim mbi aktivitetin e saj, në përgjigje të artikujve të botuar nga Exit.al në gusht 2019. Në emailin e ardhur pranë redaksisë së Exit.al, Acromax sqaron se:

Ajo është është themeluar në vitin 2007, në Gjermani dhe pronar i vetëm është Zoti Aldor Nini, shtetas gjerman.

Objekti i veprimtarisë së saj është “zhvillimi i mjeteve teknollogjike duke përfshirë këtu mjete/sisteme për mbrojtje dhe shpërndarje në rrjetet digitale të materialeve audiovizive”.

Acromax Media mbron të drejtat e çdo prodhuesi në mënyrë që audienca dhe informacioni të merret nga burimi zyrtar dhe jo të merret në mungesë të burimit, apo të përvetësohet nga palë të treta.

Acromax Media nuk ndalon asnjë palë të përdorë materiale të televizioneve brenda rregullave të gazetarisë, të cilat nxjerrin në pah fakte historike ose materiale të parashikuara për përdorim nga mediat sikurse e parashikon ligji.

Acromax Media si dhe të gjithë klientët e saj, për ta lehtësuar këtë përdorim materialesh ka vendosur në dispozicion të gjithë katalogun në Youtube, ku të gjitha portalet mund të marrin linkun zyrtar të materialit për lehtësi.

Ne rrjetet sociale materialet mund të perdoren me minutazh të shkurtër (sipas rregullatores së vendosur nga vetë pronarët e materialeve sipas ligjeve në fuqi) nga palë të treta, duke përmendur gjithmonë burimin zyrtar të informacionit.

Acromax Media nuk ndalon asnjë palë të tretë të marrë deklarata ose fakte historike, për aq kohë sa ajo zbaton rregullat dhe respekton gjatësinë dhe burimin e informacionit.

Gjithashtu, Acromax Media sqaron se nuk ka asnjë kontratë me asnjë parti politike në vend, nuk financohet nga asnjë parti politike, madje gjatë fushatave zgjedhore kompania ka ndërprerë çdo reklamë në territorin shqiptar për të shmangur keqkuptimet.

Acromax Media nuk ka asnjë politizim karshi asnjë partie.

Acromax Media konfirmon se nuk kryen shërbime për parti politike, as financohet dhe as është themeluar në saj të ndonjë partie politike, as sot e as kur opozita ka qënë në pushtet. Për më tepër, gjatë periudhave elektorale Acromax Media ka ndaluar të gjitha reklamat e shfaqura në territorin shqiptar, pikërisht që të mos ketë keqkuptime në këtë fushë.

Në lidhje me akuzat për bllokim të faqeve online për shkak të postimeve të tyre politike, Acromax sqaron se:

“Nuk ka bllokuar asnjë faqe pa të drejtë, përkundrazi të gjitha rastet e shqyrtuara deri tani kanë rezultuar se përdorimi i materialeve ka shkelur të paktën një prej rregullave të gazetarisë. Ndërkohë në lidhje me pretendimin se Acromax Media ka mbyllur postime politike në Instagram dhe Facebook, faktet provojnë të kundërtën. Më poshtë janë linqet e faqeve online dhe me postime aktive antiqeveritare:

https://www.instagram.com/brryli.broadway/?hl=en

https://www.instagram.com/lolita.albania/?hl=en

Sipas Acromax Media, faqet janë bllokuar sepse kanë përdorur materiale muzikore në shkelje të të drejtave të autorit, si dhe ato nuk publikojnë arsyen e vërtetë të raportimit, “por e përdorin raportimin për të politizuar ngjarjen”.

“Shumë faqe justifikojnë paaftësinë për të zbatuar rregullat e platformës përkatëse; tentojnë të manipulojnë numrin e ndjekësve; dhe të gjenerojnë të ardhura në mënyrë të paligjëshme, duke rezultuar në bllokim të faqes dhe në fund për të justifikuar paaftësinë e tyre e politizojnë çështjen pa asnjë fakt dhe e lidhin me kompaninë Acromax Media edhe pa kryer asnjë raportim fare”.

Përfaqësuesit e Acromax Media vënë në dispozicion emailin e tyre zyrtar, [email protected], “për të dërguar çdo lloj shqetësimi apo pa drejtësie të pretenduar me veprim nga Acromax Media.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>