
Rastet e reja të të infektuarve me koronavirus në Rusi kanë kaluar shifrën e 10,000 qytetarëve për herë të parë nga muaji maj.
Të djelën, qendra për krizën e koronavirusit raportoi 10,499 raste të reja – shifra më e lartë e raportuar nga data 15 maj kur pandemia ishte në pikun e saj dhe rregulat e karantinës në fuqi.
Edhe shifra e viktimave nga Covid-19 pësoi rritje, duke shkuar në 21,358 të vdekur në 24 orë, 107 më shumë se një ditë më parë.