Në Serbi qytetarët protestuan për të pestën natë rradhazi

Nga Exit News
Në Serbi qytetarët protestuan për të pestën natë rradhazi

Disa mijëra qytetarë protestuan përpara parlamentit serb në Beograd mbrëmjen e së shtunës, për të pestën natë rradhazi kundër politikave të qeverisë dhe masave kufizuese për Covid-19.

Pjesa më e madhe e protestuesve mbanin maska.

Ata marshuan përpara parlamentit me thirrje për dorëheqjen e presidentit Vnçiç.

Qytetarët treguan për Aljazeera se kërkojnë të dinë të vërtetën për çfarë ka ndodhur gjatë periudhës së pandemisë.

Protesta në Serbi nisën kundër masave kufizuese që sjellin vështirësi ekonomike për qytetarët, por u kthyen në tubime antiqeveritare që kërkojnë dorëheqjen e Vuçiçit.

Një pjesë mendojnë se qeveria i zbuti të dhënat e pandemisë në mënyrë që të vijonte me zgjedhjet.

Vuçiç i quan këto protesta të pakuptimta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>