Në takimin mes delegacionit së Kosovës dhe Serbisë mund të marrë pjesë dhe presidenti Trump. Kjo është shkak për shtyrjen e takimit të parashikuar për në 2 shtator, në 4 shtator.
Ky informacion bëhet i ditur nga mediat kosovare.
Ndërkohë presidenti Vuçiç ka thënë se nuk ka ende asnjë lajm zyrtar për shtyrjen e takimit, por se ka sinjale se mund të ketë një shtyrje “prej dy ditësh, ose diçka të tillë”.
Ndërkohë dhe media kosovare Telegrafi shkruan se ka kontaktuar me Kryeministrinë por deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar.
Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti, ka deklaruar:
“Deri më tani nuk e kemi këtë informacion. Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit.”
Takimi i 2 shtatorit u njoftua në 14 gusht nga i Dërguar i Posaçëm i SHBA-ve Richard Grenell. Të dy palët, si Kosova ashtu dhe Serbia kanë deklaruar se do të shkojnë në takim.