Në Thumanë, persona të padëmtuar nga tërmeti po marrin lekë

Nga Exit News
Në Thumanë, persona të padëmtuar nga tërmeti po marrin lekë

Një banore e Thumanës ka akuzuar qeverinë se po i shpërndan lekët e tërmetit tek personat e paprekur, duke thënë indirekt se komuna dhe bashkia po bëjnë korrupsion me këto para.

“Shteti nuk ka bërë asgjë. Kanë marrë lekë ata që po ndërtojnë vila, që nuk kanë asnjë gërvishtje”, i tha zonja Lirie Xhixha përfaqësueses së PD-së Orjola Pampuri.

Zonja Xhixha ka mbi 10 muaj që jeton në çadër, dhe pa përkrahje nga qeveria:

“Ne i duam shtëpitë ku i kemi tokat tona. Kemi 10 muaj pa asnjë përkrahje. Jemi në depresion. Jetojmë në çadra”.

Ajo tregoi se “po flemë përjashta në verandë me problemet tona që kemi i di krejt shteti, shteti ska bërë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje! Shkojmë nëpër komuna nuk gjejmë drejtësi”.

Thumana ishte qyteti më i prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>