Negociatat, Zef Mazi i konsideron të përmbushura kushtet e Shqipërisë

Nga Exit News
Negociatat, Zef Mazi i konsideron të përmbushura kushtet e Shqipërisë

Shqipëria i ka përmbushur kushtet për t’u ulur në konferencën e parë ndërqeveritare me vendet e Bashkimit Europian, sipas kryenegociatorit të Shqipërisë në Bruksel, Zef Mazi.

Pjesëmarrja në konferencën e parë ndërqeveritare do të thotë hapja në praktikë e negociatave për anëtarësim me BE-në.

Këshilli Europian vendosi në parim në mars hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por hapja e kapitujve për anëtarësimin në praktikë nis pas konferencës së parë ndërqeveritare.

Gjatë raportimit në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Mazi tha se Shqipëria është gati për konferencën e parë ndërqeveritare.

Ai theksoi se vendi ka përmbushur 5 kushtet që ishin vendosur nga Këshilli – miratimi i Reformës Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, ngritja e SPAK dhe BKH, forcimi i luftës ndaj korrupsionit – dhe se tashmë jemi gati për konferencën e parë ndërqeveritare.

Bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese në fund të vitit 2020 nxiti reagimin pozitiv të Komisionit Europian sa i takon konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë.

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, u shpreh se Shqipëria ka plotësuar tashme listën e kushteve.

Vendimi për caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë i mbetet Këshillit Europian i cili në të shkuarën ka rrëzuar  dy herë rekomandimin e Komisionit për çeljen e negociatave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>