Negociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel

Nga Exit News
Negociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano konfirmoi të martën se “negociatorët kryesorë” nga Beogradi dhe Prishtina do të takohen në Bruksel këtë javë, raporton N1.

“Kryenegociatorët nga të dy palët do të vijnë në Bruksel për të përdorur platformën e dialogut për të diskutuar rrugën përpara dhe rruga përpara do të thotë de-përshkallëzim,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Më herët, Radio Evropa e Lirë tha se Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar, i dërguar i lartë i Departamentit të Shtetit për Kosovën do të jetë në Bruksel javën e ardhshme për të diskutuar situatën në Kosovë me zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Escobar nuk do të marr pjesë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, konfirmoi për Gazetën Express, zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Për ditën e tetë me radhë, serbët nga Kosova po bllokojnë rrugët për në vendkalimet Jarinje dhe Brnjak, të cilat mund të kalohen vetëm në këmbë.

Ata filluan protestën kur qeveria në Prishtinë vendosi masen e reciprocitetit për targat e automjeteve — zëvendesimin e targave të vendosura nga UNMIK me targat e Republikës së Kosovës, dhe detyrimin e pajisjes së mejeteve serbe me targa të përkohshme.

Në veri po patrollon njësia speciale ushtarake e Kosovës, ushtria e Serbisë dhe forcat e KFOR-it.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>