Nën presionin e qeverisë, KPK do të konfirmojë nesër Donika Prelën

Nën presionin e qeverisë, KPK do të konfirmojë nesër Donika Prelën

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela do të konfirmohet nëser në detyrë me shumicë votash. Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici do të votojnë pro, ndërsa Roland Ilia do të votojë kundra, raporton Boldnews.

Konfirmimi në detyrë i Prokurores Prela është shkelje e ligjit dhe e frymës së reformës në drejtësi. Media ka publikuar provat të qarta se Donika Prela ka fshehur pasurinë dhe nuk justifikon dot me burime të ligjshme, pasuritë e patundshme në pronësi të saj dhe bashkëshortit.

Një pjesë e madhe e të ardhurave të bashkëshortit të saj në vite, të deklaruara nga Zonja Prela si burim i pasurive të saj, janë përftuar në shkelje të ligjit dhe janë të paverifikueshme, nëse janë përftuar në të vërtetë apo janë deklarime fiktive vetëm për të justifikuar shpenzimet e bëra nga familja Prela.

Prokurorja Prela e ka pranuar se ka kryer evasion fiskal. Gjatë seancës së vetingut, ajo iu përgjigj akuzave të komisionerit të ONM-së, Theo Jacobs, se “unë e bashkëshorti im kemi jetuar në Shqipëri, jo në vendet e BE”, duke dëshmuar kështu edhe një shpërfillje të hapur për ligjin dhe standardet që priten nga punonjësit e drejtësisë, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi për të tjerët për shkeljet e ligjit.

Por, sipas pikës 3 të nenit D të Kushtetutës, shprehimisht kërkohet që për efekt të vetingut në sistemin e drejtësisë, të ardhura të ligjshme të konsiderohen vetëm ato për të cilat janë paguar taksat përkatëse:

“…. Pasuri të ligjshme për qëllimet e këtij ligji, konsiderohen të ardhurat që janë deklaruar dhe për të cilat janë paguar detyrimet tatimore….”.

Madje, anëtari i trupës gjykuese të Donika Prelës, Olsi Komiçi për të njëjtën arsye, ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Korçës, Elsion Sadiku. Ndërsa, sot, Olsi Komiçi voton pro Prokurores Prela, e cila i ka shërbyer qeverisë për çlirimi e Saimir Tahirit nga akuzat e rënda për trafik droge, duke i reduktuar ato në shpërdorim detyre; fshehjen e përgjimeve të Vangjush Dakos me bandat e Durrësit për vjedhje votash, në këmbim të kontratave për punë publike; mos arrestimin e Vangjush Dakos; fshehjen e përgjimeve të zyrtarëve të lartë të PS-së për vjedhjen e votave në Dibër, si dhe mos hetimin e të gjitha akuzat e tjera për korrupsion ndaj qeverisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>