Nën urdhër-mbrojtje, kunati vret kunatën

Nën urdhër-mbrojtje, kunati vret kunatën

Eredet Çapoku vrau kunatën e tij  e tij, 35 vjeçaren Enkeleda Çapoku, duke e goditur me sende të forta.

Ngjarja ndodhi mesnatën e 10 janarit, në Paskuqan. Konflikti mes Eredetit dhe Enkeledës ka ndodhur në prezencën e së ëmës dhe vajzës së viktimës, 18 vjeç, në banesën e tyre.

Deri dy vite më parë Eredeti dhe Enkeleda jetonin në një shtëpi, por për shkak të konflikteve që kishin lindur, ata ishin ndarë dhe jetonin me qira, afër njëri-tjetrit.

Deri më tani pista që po hetohet nga policia është konflikti familjar.

Nëna e viktimës tha se bashkëshorti i vajzës së saj ishte në burg, i dënuar për 10 vite dhe kunati , vëllai i bashkëshortit konfliktohet shpesh me viktimën, pasi ai ruante çdo veprim të sajin për ta raportuar tek i vëllai në burg.

Për këtë arsye, Enkeleda e kishte denoncuar dhe kishte marrë urdhër-mbrojtjeje.

Sipas deklaratës së nënës së viktimës, Eredeti ka ushtruar dhunë dhe mbi të dhe vajzën 18 vjeçare, para se të vriste Enkeledën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>