Nëna e 15-vjeçarit të dhunuar padit drejtorin e policisë Veliu

Nga Exit News
Nëna e 15-vjeçarit të dhunuar padit drejtorin e policisë Veliu

Zaida Çela, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia, ka paditur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

Ajo e akuzon Veliun për cënim të nderit e dinjitetit dhe publikim të të dhënave personale. Ajo kërkon nga Veliu një dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh.

Drejtori i Policisë Ardi Veliu, në një tentativë për të mbrojtur policët që dhunuan në maj një 15 vjeçar, bëri publike një video të së emës. Në video ajo shfaqej duket I drejtuar pistolektën një gruaje tjetër.

“Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Jua tregova për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është. Tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë” – u shpreh Veliu në ABC News, duke komentuar videon.

Më pas u zbulua se skena me pistoletë ka ndodhur gjatë xhirimit të një filmi.

Pavarësisht kësaj, Veliu nuk ka kërkuar ndjesë publike dhe as nuk ka pranuar të japë dorëheqjen.

Kryeministri Rama e mbrojti Veliun duke thënë se publiku është keqkuptuar dhe se kjo çështje duhet mbyllur këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>