Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së arrestohet për frikësim të dëshmitarëve

Nga Exit News
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së arrestohet për frikësim të dëshmitarëve

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve (OVL) të UÇK-së Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për vepra penale pengim të drejtësisë, përmes frikësimit të dëshmitarëve, raporton gazeta kosovare KOHA.

“Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Akuzat u bazuan në tre konferenca për shtup të mbajtura nga OVL e UÇK-së, ku Gucati nuk ka ndërhyrë për të ndalur publikimin e emrave dhe të dhënave të banimit të dëshmitarëve të gjyqeve në Hagë, kundër drejtuesve të UÇK-së.

“Ka dyshime të bazuara se Gucati kishte mbajtur tri konferenca shtypi, më 7, 16 dhe 22 shtator të 2020, duke shpërndarë apo vënë në dispozicion për mediat informata konfidenciale dhe jokonfidenciale, ashtu si edhe dokumente të lidhura me Zyren e Prokurorit të Specializuar, duke mos ndërhyrë kur Nasim Haradinaj përmendi me emër dëshmitarët e caktuar (potencialë), duke dhënë informata rreth vendbanimit të tyre, ashtu si edhe detaje tjera personale”, shkruhet në aktakuzë.

Njëkohësisht në këto konferenca shtypi, këta individë i janë ekspozuar rrezikut potencial për sigurinë e tyre, shkruhet në pikën e dytë të fletarrestit ndaj tij.

“Ky veprim përbën akt të dëmshëm me qëllim të hakmarrjes për ofrimin e informatave të vërteta për Task Forcën Speciale Hetuese dhe/ose Zyren e Prokurorit të Specializuar lidhur me kryerjen e pretenduar të shkeljeve penale”, shkruhet në fletarrest.

Sipas këtij fletarresti, ekzistojnë arsye për të besuar se arrestimi i Gucatit është i domosdoshëm, para se gjithash shkaku se ai është në dijeni rreth shkeljeve të pretenduara që përmban fletëarresti i tij, shkruhet midis tjerash në këtë pikë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>