Nënshkruhet marrëveshja mes BE-se dhe OKB-së për lëvrimin e ndihmës ekonomike nga BE

Nga Exit News
Nënshkruhet marrëveshja mes BE-se dhe OKB-së për lëvrimin e ndihmës ekonomike nga BE

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe koordinatori i OKB në Shqipëri Brian William nënshkruan sot marrëveshjen që lejon lëvrimin e mënjeherëshem të 50 milionë eurove që BE i dha Shqipërisë për të luftuar koronavirusin dhe efektet e saj në ekonomi.

Në një video- konferencë të përbashkët bashkë me minsitren e Shëndetësisë Manastirliu, Soreca dhe Ëilliam përshëndetën vendimet e qeverisë për masat e marra deri tani dhe inkurajuan qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë masat.

Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë me €50 milionë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi, të ndarë në:

  • €4 milionë euro do të jepen për mbështetje të menjëhershme me pajisje shëndetësore;
  • €11 milionë për mbrojtjen sociale;
  • deri në €35 milionë për riaftësimin ekonomik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>