Kodi i ri zgjedhor ka parashikuar leximin elektronik të dokumentave të identitetit në zgjedhjet e 25 prillit, në të gjithë vendin.
KQZ ka nisur tashmë punën për gjetjen e kompanisë që do të kryejë ndërtojë këtë sistem.
Por Komisioneri i Mbrojtes së të Dhënave Besnik Dervishi u shpreh në “Me pak fjalë”, në Euronews se nëse nuk do garantohet siguria e të dhënave personale, atëherë komisioneri mund ta ndalojë këtë process.
Pyetjes se ‘a keni ju mjetet ligjore për ta ndaluar përdorimin e sistemit nëse nuk plotëson kushtet ligjore?’, komisionerin ju përgjigj se:
“Absolutisht që po. Në fushën e të mbrojtjes së të dhënave pushteti i komisionerit është i plotë. Është detyrim ligjor si për KQZ-në dhe komisionerin për të dhënë mendim.
Komisioneri ka instrumenta ligjore, ne do të bëjmë monitorim dhe inspektim.
Ne rekomandojmë. Në rast se kontrolluesi (KQZ) nuk i zbaton rekomandimet, komisioneri ka të drejtën e ndalimit të sistemit për përdorimin e të dhënave personale.”