Netanyahu zotohet të vazhdojë sulmet në Gaza

Nga Exit News
Netanyahu zotohet të vazhdojë sulmet në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të “vazhdojë të përgjigjet me forcë” ndaj sulmeve me raketa të Hamasit ndërsa konflikti me palestinezët në Gaza hyn në ditën e shtatë.

Netanyahu tha se sulmet do të vazhdonin për “për aq kohë sa do të jetë e nevojshme” dhe se po bëhej gjithçka që ishte e mundur për të kufizuar viktimat civile, raporton BBC.

“Pala që është fajtore për këtë përplasje nuk jemi ne, janë ata që na sulmojnë,” tha Netanyahu.

Sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën tre palestinezë në orët e para të së dielës, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Militantët palestinezë qëlluan me raketa drejt Tel Aviv, duke bërë që njerëzit atje të largoheshin drejt strehimeve anti-raketore.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit.

Të shtunën, Presidenti i SHBA Joe Biden telefonoi Netanyahun dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas për të shprehur shqetësimin në lidhje me situatën.

Një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB do të zhvillohet më vonë të dielën.

Që nga fillimi i luftimeve të hënën të paktën 148 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë, mes tyre 41 fëmijë.

Nga ana tjetër autoritetet izraelite raportojnë për 10 viktima nga ana e tyre, përfshi dy fëmijë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>