New Europe: BE heton Ambasadoren Vlahutin për vilën 1,6 milionë euro

New Europe: BE heton Ambasadoren Vlahutin për vilën 1,6 milionë euro

New Europe shkruan sot se Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin po hetohet nga OLAF për blerjen e vilës 350 metra katrorë në Tiranë për shumën e 1,6 milionë euro.

Më tej në artikull shkruhet se:

Kjo shumë është një çmenduri përderisa ekspertët vendas shprehen se specifikisht kjo shtëpi nuk vlen as një të tretë e çmimit të shitjes.

Në kohën e shitjes, shtëpi të ngjashme dhe më të mëdha se ajo në të njëjtën zonë, vlerësohen me të paktën një milionë euro më pak se sa ka paguar Komisioni.

Ky hetim ka një domethënie të veçantë sepse u hap katër javë përpara se në Shqipëri të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më 25 qershor.

Në më shumë se një rast, Vlahutin ka mbështetur hapur Kryeministrin socialistë aktual shqiptar Edi Rama. Fakti se Ambasadorja e BE-së, mike e Ramës, u vendos nën hetim përpara zgjedhjeve mund të thotë se, nisur nga rrethanat, Komisioni Evropian nuk do të marrë anë në procesin zgjedhor në Shqipëri.

Gjithësesi, të zgjedhurit e ambasadores kanë pak shanse për të fituar zgjedhjet – dhe askush nuk dëshiron të bëhet me humbësit, veçanërisht jo Komisioni Evropian.

Ndërkohë, sot nga qyteti i Shkodrës Ambasadorja Vlahutin bëri thirrje për denoncim të “çfarëdo lloj transaksioni që mund të jetë për blerjen e votës”

Sipas Ambasadores se BE-së përparësi do të ketë monitorimi i lëvizjes së parave dhe përdorimi i administratës.

Zonja Vlahutin u shpreh se procesi zgjedhor dhe dita e zgjedhjeve është e “rëndësishme edhe për ne për të parë se sa demokratik është sistemi në Shqipëri dhe funksionimi i institucioneve është shumë i rëndësishëm për zgjerimin dhe integrimin në BE”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>