New York Times ka akuzuar të dërguarin e posaçëm të administratës Trup për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grennell se ka ushtruar presion ndaj Kosovës duke i shkaktuar krizë kushtetuese, për të përmbushur kërkesën e Serbisë për vijimin e bisedimeve.
Grennell kërcënoi Kosovën se do të tërhiqte mbështetjen amerikane ndaj Kosovës, nëse ajo nuk do të hiqte tarifat mbi mallrat Serbe, të konsideruara nga kjo e fundit si pengesë për vijimin e dialogut. Nnjëkohësisht në mars, SHBA-ja ‘ngriu’ 50 milion dollarë ndihma për Kosovën dhe gjatë të njëjtës javë Republikanët sugjeruan tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.
Të gjitha kto i sollën asaj thellimin e ndasive politike që çoi në një krizë kushtetuese dhe zëvendësimin e kryeministrit Albin Kurti me një më pranë Presidentit Thaçi, Avdullah Hoti.
Në anën tjetër, administrata Trump nuk tha asgjë lidhur me fushatën serbe për bllokimin e antarësimit të Kosovës në organizata ndërkomëbtare.
NYT raporton se Grennell ka acaruar marrëdhëniet e Amerikës me aleatët europianë, të cilët e kanë gjetur veten të përjashtuar edhe nga takimi ‘surprizë’ i njoftuar nga Grennell se do të ndodhë në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor.
Gazetarët Patrick Kingsley dhe Kenneth P. Vogel raportojnë se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç kanë arritur një marrëveshje ku përfshihet edhe ideja e ndryshimit të kufijve të Kosovës – konfirmuar nga katër ish zyrtarë amerikan që citojnë personat e përfshirë në negociata.
Sipas tyre kjo marrëveshje u rrezikua kur kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kushtetua ja jep vetëm atij të drejtën për të vendosur për këto politika – kohë kur Grennell foli publikisht kundër kryeministrit të Kosovës.
Ndërkohë Vuçiç dhe Thaçi mohojnë të kenë arritur një marrëveshje mes tyre dhe Grennell thotë se shkëmbimi i territoreve nuk është pjesë e diskutimit.