New York-u e bën të detyrueshëm vaksinimin e punonjësve të spitaleve publike

Nga Exit News
New York-u e bën të detyrueshëm vaksinimin e punonjësve të spitaleve publike

Qyteti i Nju Jorkut bëhet qyteti i parë në SHBA që tërthorazi po detyron punonjësit shëndetesorë të vaksinohen. Kryebashkiaku Bill de Biasio njoftoi të mërkurën sipas medias amerikane, se punonjësit shëndetësorë në spitale dhe klinikat e qytetit duhet të vaksinohen ose të testohen çdo javë për Covid-19.

Vendimi do të hyjë në fuqi në fillim të gushtit, por punonjësit do të kenë kohë deri në 1 gusht për të aplikuar për vaksinë dhe  deri më 1 shtator për të marrë një dozë të parë. Politika e re ka të ngjarë të vaksinojë mbi 10% të 300,000 njerëzve që punojnë për spitalet publike.

Rreth 2 milion banorë të rritur të New York-ut nuk kanë marrë asnjë dozë të vetme të ndonjë vaksine kundër koronavirusit.

Çdo ditë, më pak se 10,000 banorë të NYC mesatarisht po vaksinohen. Veçanërisht lagjet me popullsi hebraike dhe ortodokse kanë nivelin më të ulët të vaksinimit.

Varianti Delta ka bërë që numri i të infektuarve të rritet në gati 600 në ditë gjatë javës së kaluar, më shumë se dyfishi i mesatares ditore në fund të qershorit, sipas The Times.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>