New York-u nis vaksinimin e turistëve

Nga Exit News
New York-u nis vaksinimin e turistëve

Nju Jorku së shpejti do të vaksinojnë turistët në zonat e famshme turistike si Times Square, Empire State Building dhe Brooklyn Bridge.

Me këtë vendim, Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio po parashikon të rihapë turizmin. Ai ka propozuar vendosjen e furgonëve të vaksinimi në vendet turistike që të mund të administrojnë vaksinën Johnson & Johnson për turistët.

“Ky është një mesazh pozitiv për turistët. ‘Eja këtu, është e sigurt, është një vend i shkëlqyeshëm për të qenë dhe ne do të kujdesemi për ju,” tha De Blasio në një konferencë shtypi të enjten.

Kryebashkiaku tha se furgonët mund të dilnin këtë fundjavë, megjithëse së pari do të duhet që shteti të modifikojë rregullat e tij në lidhje me administrimin e vaksinimeve tek personat jo banues në New York.

Nga 66 milion turistë në 2019, Ne York-un e vizituan 22.9 milion turistë në 2020 pasi pandemia kufizonte udhëtimet për turistët vendas. Industria e turizmit solli 72 miliardë dollarë në Nju Jork në 2019 dhe hap më shumë se 400,000 vende pune.

Shteti i Nju Jorkut ka zhvilluar ‘Excelsior Pass’, pasaportën e vet të vaksinës që do të përdoret për hyrjen në ngjarjet kulturore.

Që nga e premtja në mëngjes, 56% e njujorkezëve të rritur kishin marrë dozën e tyre të parë të vaksinës ndërsa 42% ishin vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të qytetit.

Javën e kaluar, De Blasio njoftoi se qëllimi i qytetit do të ishte rihapja plotësisht deri në 1 korrik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>