Neymar dhuron para për të luftuar pandeminë e Covid-19

Nga Exit News
Neymar dhuron para për të luftuar pandeminë e Covid-19

Mediat braziliane zbuluan të premten se futbollisti Neymar, dhuroi në mënyrë anonime rreth 880 mijë euro për të luftuar epideminë e koronavirusit.

Emisioni Fofocalizando tregoi se sulmuesi i Paris Saint Germain i dhuroi privatisht 5 milionë real brazilianë një agjencie humanitare të UNICEF-it dhe një fondi tjetër të krijuar nga artistë e persona të njohur në Brazil.

Fond i cili do t’u sigurojë paga minimale familjeve në nevojë. Sipas mediave Neymar kishte kërkuar që informacioni të mos bëhej publik.

Futbollisti bëhet kështu pjesë e qindra sportistëve të tjerë që po kontribuojnë për të luftuar pandeminë.

Tenisti Novak Djokovic, basketbollistë të NBA-it, apo klube të ndryshme sportive kanë shkurtuar pagat për të mbuluar një pjesë të fondeve që duhen për të zbutur efektet ekonomike te më të prekurit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>