Nga 1 korriku, hiqet tarifa Roaming në Ballkanin Perëndimor

Nga Exit News
Nga 1 korriku, hiqet tarifa Roaming në Ballkanin Perëndimor

Duke nisur nga data 1 korrik, në Ballkanin Perëndimor do të hiqet tarifa Roming.

Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të paguajnë më tarifë shtesë telefonie kur ndodhen brenda vendeve të rajonit.

Lajmin e njoftoi ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ndërsa theksoi se ky është një investim i BE, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Heqja e tarifave Roaming vjen pak ditë pas Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë.

Tarifa Roaming është një tarifë shtesë që paguan kur komunikon me celular jashtë territorit të vendit.

Heqja e tarifave ndodhi në bazë të një marrëveshjeje mes Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>