Nga 16 gusht, vetëm 750 qytetarë do të kalojnë kufirin me Greqinë

Nga Exit News
Nga 16 gusht, vetëm 750 qytetarë do të kalojnë kufirin me Greqinë

Vetëm 750 qytetarë do të lejohen të kalojnë kufirin për në Greqi duke filluar nga dita e nesërme. Lajmin e bëri të ditur Policia e Shtetit.

Në një njoftim në Facebook, Policia shkruan:

“Nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, Policia greke ka njoftuar Policinë Kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë se duke filluar nga data 16.08.2020, nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vazhdim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet Kakavijës do lejohet të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.”

Për të kaluar kufirin me Greqinë duhet:

  1. Të kenë kryer testin e COVID 19, jo me vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë negativ;
  2. Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;
  3. Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;
  4. Do të lejohen të hyjnë në Greqi shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;
  5. Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme