Nga 22 shkurti rifillon mësimi në shkolla

Nga Exit News
Nga 22 shkurti rifillon mësimi në shkolla

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se nga e hëna nxënësit do të rikthehen në shkolla.

Në një njoftim zyrtar, Kushi pohoi se nxënësit e shkollave fillore dhe maturantët do të vijojnë mësimin në shkollë, ndërsa nxënësit e nga klasa e 6 deri në të 11-tën do të zhvillojnë mësim të alternuar.

Ndërkohë mësimi në shkollat në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz do të vazhdojnë mësimin online deri më datë 26 shkurt.

Mësimi në vend kaloi online prej të hënës për shkak të motit të keq. Prej disa ditësh vijuan reshjet e dëborës në të gjithë vendin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>