Nga dielli lind nesër tek përçarja e PD-së, diskutimet në kryesi

Nga Exit News
Nga dielli lind nesër tek përçarja e PD-së, diskutimet në kryesi

Në mbledhjen e kryesisë së PD-së ka pasur diskutime për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga kryetari Basha.

“Nëse nuk do ta merrja këtë vendim, nuk do të kishim asnjë interlokutor dhe nuk do të kishim ku kërkonim transparencë”, mësohet të jetë justifikuar Basha para deputetëve që kanë qënë kundra.

Sipas burimeve për Exit News, Basha ka thënë se ky vendim ishte kërkesë e SHBA-ve dhe është përgjegjësia e tij:

Mora këtë vendim për t’ju çliruar ju. Kosto e këtij vendimi të bien vetëm mbi mua. Jam 100% i bindur, pa ekuivoik, që është në interesin madhor të PD”.

Basha u shpreh se ky ishte një vendim personal i tij, i kundërshtuar nga Berisha:

Qendrimi i SHBA është i qartë. Ka nisur që me vizitën e Riker. Na është përcjellë vendimi i qartë i SHBA. Sot ishte afati i fundit, kur PD duhet të shprehej. Ky vendim ishte si në interesin e PD, dhe të Sali Berishës. Meqe ia premtova Sali Berishës, dua t’ju komunikoj se ky vendim nuk është dakordësuar me të, pavarësisht perpjekjes sime për të arritur një dakordësi”.

Burime për Exit News kanë treguar disa nga diskutimet e kryesisë së PD-së:

Bujar Leskaj: Vendim i gabuar, përcahet PD. Është gabim i rëndë. Vendimi duhej të merrej me mirëkuptimin e doktorit.

Flamur Noka: Folëmm në zyrë, por do ta shpreh edhe këtu. Mohimi i Sali Berishës, është mohim i PD. Me këtë vendim, po i jepni PD goditje të rëndë. Po i jepni Ramës atë që ai ëndërronte. Vendimi duhet të shkojë për referendum në anëtarësi.

Tritan Shehu: Kam qënë kryetar i partisë, por të tilla vendime nuk duhet të merren nga 1 njeri, sepse vihet në dyshim ekzotenca e partisë. Këtë vendim nuk e merr dot ti, sepse PD ka forume.

Oerd Bylykbashi: Vendimi do të sjellë përçarje, jo vetëm horizontale, por dhe vertikale, nga lart poshtë. Ne kemi marrë 622 mije vota, por a na con ky vendim tek 750 mijë vota nesër, sepse do të ketë pasoja.

LEXO  Basha premton votën e emigrantëve pasi të vijë në pushtet

Luciano Boci: Vendimi është i rëndë, por duhet të shohim çfarë të bëjmë nesër në kuptimin strategjik. Sepse vendimi mund të merrej jashtë partisë. Ta bente KQZ dhe jo ne.

Dash Sula: Sa e do Lul Basha Sali Berishen, nuk e do asnjeri prej nesh. Besojini ketij burri per vendimin qe ka marre.

Enkelejd Alibeaj: Sot nuk është funeral. Nesër do të ndriçojë dielli përsëri. Nuk jam dakord me parafolësit që kundërshtojnë vendimin. Vendimi duhej marrë dhe duhej marrë vetëm nga kryetari. Ky është një moment historik për PD dhe për ju si kryetar. Do të duhet ta kapërdijme këtë moment, dielli lind përsëri.

Albana Vokshi: Është vendim tronditës. Jam kundër vendimit, por mund ta kem subjektiv, për shkak të marrëdhenies që kam prej vitesh me Sali Berishën. Unë nuk jam e bindur si ju zoti Kryetar që vendimi është në interes të PD.  Ju thatë që mbani barrën, por barrën duhet ta mbajmë të gjithë dhe vendimi të votohet në forume. Nëse ju dobësohemi, dobësohet partia, ndërsa ne si ekip punojmë për t’ju rritur ju. Ne duhet te shprehemi me vote sepse jemi parti e mendimit te lire.

Agron Gjekmarkaj: Duket që ka rënë rrufeja në grup parlamentar. Nga procedura demokratike vendimi lë shumë për të dëshiruar, por nga ana morale është akt i fort. Eshte i një lideri dhe na çliron ne nga pesha. Si do ta zgjidhim me SHBA është çështja, sepse pa atë nuk jetojmë. A duhet kryqëzuar Sali Berisha për këtë?

Kreshnik Collaku: Pse ta hedhim në votë? Asnjë nuk do ta votonte, kështu që le ta marrë peshën kryetari. Është nje vendim vetëkryqëzues.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme