Nga dita e hënë, burg për këdo që thyen rregullat e karantinimit

Nga Exit News
Nga dita e hënë, burg për këdo që thyen rregullat e karantinimit

Nga dita e hënë, të gjithë ata që thyejnë rregullat e karantinimit rrezikojnë burgun. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një postin në Facebook ku shkruan:

“Shumëkush po e kupton gabimisht si arsye për t’u lëshuar me idenë se s’na gjen gjë, atëherë përgjigja e shtetit do të jetë reciproke për këdo që nuk do të hyjë në rresht për të mbajtur radhë! Masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie!”

Më herët Rama paralajmëroi se ushtria dhe policia bashkiake do të kontrollojnë zbatimin e distancave mes qytetarëve në tregje dhe policia do të gjobisë këdo që i shkel ato.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>