Nga Pfizer tek Moderna…Kush po fiton miliarda me vaksinat anticovid?

Nga Exit News
Nga Pfizer tek Moderna…Kush po fiton miliarda me vaksinat anticovid?

Ardhja e vaksinave premton rikthim në një jetë më normale dhe ka krijuar një treg global që vlen dhjetëra e miliarda dollarë fitim në shitje vjetore për disa kompani farmaceutike.

Mes kompanive me fitime më të mëdha janë kompanitë Moderna dhe Pfizer. Kompanitë dy fitojnë marrin më shumë se 30 dollarë për person për mbrojtje me vaksinën e tyre me dy doza, shkruan The Guardian, në artikullin “Pfizer dhe Moderna, kush po fiton miliarda”.

Moderna është krijuar vetëm 11 vite më parë, ajo nuk kishte shënuar asnjëherë fitime dhe kishte para pandemisë vetëm 830 të punësuar, Pfizer, i ka rrënjët që në 1849 dhe pati një fitim neto prej 9.6 miliardë dollarësh vitin e kaluar, me afro 80 mijë pjesëtarë të stafit.

Ndërsa kompanitë e tjea si AstraZeneca dhe Johnson&Johnson kanë premtuar të ofrojnë vaksinat e tyre në bazë jo fitimprurëse, deri sa pandemia të përfundojë.

Nëse tregu do të mbetet një gjenerues parash në të ardhmen, kjo varet nga fakti nëse vaksina do të jetë e llojit që do të nevojitet vetëm një herë, si ajo e fruthit, apo nëse do të kërkohet rregullisht, si p.sh. gripi.

Por në të ardhmen e menjëhershme, do të ketë fitime të kënaqshme.

E para renditet Pfizer dhe BioNTech ku qeveritë e botës kanë porositur rreth 780 milionë doza, me një çmim prej 39 dollarësh për dy doza në SHBA dhe 30 dollarësh në BE.

Në 2021, ajo prej 15-30 miliardë dollarë nga shitjet. Pfizer dhe BioNTech i ndajnë fitimet në marzhine të barabarta ndërkohë që themeluesit e BioNTech, bashkëshortët Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, të dy mjekë, u bënë multimiliarderë vitin e shkuar, kur potenciali i vaksinës dhe marrëveshja me Pfizer bënë që të rriteshin aksionet e kompanisë.

Më pas renditet Moderna, Johnson & Johnson, AstraZeneca, Sinovac, institutin Gamaleya dhe fondin e investimeve në rusi, Novavax dhe CureVac.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>