Numri i thirrjeve në Qendrën e Informacionit të Helmimit në Australi në lidhje me dezinfektantin me bazë alkoli që përdoret për duart, është rritur ndjeshëm sipas raporteve shtetërore.
Ekspertja e kësaj qëndre, Genevive Adamo tregoi se mbi 1,000 thirrje telefonike janë marrë nga shkurti deri në fund të korrikut.
Ka patur shumë raste aksidentale kur fëmijët janë sëmurur rëndë nga dezinfektuesi i duarve.
Një gjashtë vjeçar mori trajtim intensiv në spital pasi konsumoi katërfishin e limitit ligjor të alkolit të lejuar për një të rritur, tregon Dr. Karen Zwi, pediatre e spitalit komunitar pediatrik në Sideni.
Një sasi e vogël e dezinfektuesit nuk shkakton dëm serioz, por shishet duhet të mbahen largë fëmijëve, paralajmëroi specialistja e Qendrës së Informacionit të Helmimit në Australi.