Nga votimi i shumëfishtë tek mos numërimi i votave të kandidatit, provat e LSI-së në KAS

Nga Exit News
Nga votimi i shumëfishtë tek mos numërimi i votave të kandidatit, provat e LSI-së në KAS

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në 24 qendra votimi në qarkun e Beratit.

Në mbledhjen e Komisionit të Ankedsave, të premten, 14 maj, për shpalljen e pavlefshmërisë të zgjedhjve në Berat, përfaqësuesi i LSI-së listoi provat për votim të shumëfishtë, mospërputhje të numrit të votuesve me kuponat e votimit, mos numërimi i votave të kandidatit të LSI-së.

Më poshtë, shkeljet e deklaruara nga LSI:

1 — Përpjekje për votim të shumëfishtë, dalë nga printimet. Mungesë e operatorit në një QendërVotimi. U krye manualisht. Nuk disponojmë vendim apo procesverbal. Asnjë vendimmarrje për procedurën në kundërshtim me aktet.

2 — Ullinjas: mospërputhje e numrit të votave me numrin e votuesve. Numri I kuponave të votimit më pak se sa numri i votuesve.

3 — Në Bogdan: mungonte raporti i printimin PIE, mungesa të theksuara në regjistrin e zgjedhësve. Mungojnë kuponat e votuesve. Nuk kemi ide të saktë si është bërë llogaritja.

4— Drobonik: është mbyllur kutia pa procesverbal. Tre anëtarë kërkuan pavlefshmëri, 4 të tjerë rinumërim. Pasi ishte numëruar njëherë pa një akt. Pasi ka përfunduar rinumërim. Pas rihapjes së kutisë rezultoi se numri i votuesve nuk përputhej me votat. Nuk u gjet asnjë zgjedhës në regjistrin e posaçëm.

5 — QV 35/56, KZAZ 66, të gjitha votat e kandidatëve të subjekteve politike janë me zero. Nuk është numëruar vota e kandidatit të LSI-së, nuk është hapur zarfi 06.

6 — Në QV 33/25, U vendos ndërprerja e numërimit, dhe u hap kutia e materialeve zgjedhore. Nuk ka informacion çfarë ndodhi më tej.

7 — QV 34/40 u  vë re mospërputhje. ZAZ 45, ka mungesë raporti. QV 32/75 ka pasqyruar problematika, ka mospëputhje të procesverbaleve. Ka 570 fletë të papërdorura. Rezulton mospërputhje shifrash. Ka diferencë prej 18 fletësh.

8 — QV 32/37 ka mospërputhje dhe pas hapjes së fletëve të votimit mungon një fletë.’’- tha përfaqësuesi ligjor i LSI.

LSI kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit në 28 qebdra votimit në Berat. Kërkesa ankimore u dorëzua në KQZ më 9 maj 2021.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>