Ekspertët e asistencës teknike ligjore të BE-së dhe SHBA-ve—EURALIUS dhe OPDAT- kanë propozuar sot emërimin e një kryeprokurori të përkohshëm derisa të formohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Përfundimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm në dhjetor dhe mos qenia gati e KLP-së, institucion i formuar nga reforma në drejtësë, ka shkaktuar vakkum në përzgjedhjen e kryeprokurorit.
Opozita ka propozuar që në vend të zgjedhjes së një kryeprokurori të ri, t’i shtyhet mandati Kryeprokurorit aktual. Por një zgjidhje e tillë nuk është mbështetur nga misionet e BE-së dhe SHBA-ve duke sqaruar se:
“Nuk ka autoritet kushtetues ose ligjor për parlamentin që ta zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm aktual mbas skadimit të mandatit të tij.
Përkundrazi, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm,” thuhet në rekomandim.”
Kështu EURALIUS dhe OPDAT kanë propozuar zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm nga Kuvendi.
Ndërkohë nga institucionet shqiptare nuk ka patur asnjë reagim për mundësitë e zgjidhjes së këtij ngërçi.