Ngjarje ekskluzive sjellë nga Exit News në vitin 2020

Nga Redaksia
Ngjarje ekskluzive sjellë nga Exit News në vitin 2020

Exit News ka punuar gjatë 12 muajve të fundit për t’i sjellë lexuesve ngjarje të paraportuara nga të tjerët. Këto janë disa nga artikujt tonë të preferuar nga viti 2020.

Porto Romano dërgon gas në Siri, thyen embargon e SHBA-së dhe BE-së

Gjatë ditëve të fundit të vitit 2020, Exit zbuloi dokumente që tregonin se cisterna gazi nafte të lëngshëm (LPG) janë transportuar nga Porti i Porto Romanos në Shqipëri dhe Porti Baniyas në Siri. Aktualisht ekzistojnë një sërë sanksionesh, nga BE dhe SHBA, që ndalojnë furnizimin e Sirisë me karburant dhe produkte të tjera të energjisë.

Një prej anijeve që ka udhëtuar në mënyrë të përsëritur midis dy destinacioneve është marrë me qira nga kompania shqiptare “AV International Group”, në pronësi të pronarit të Porto Romano, Pirro Bare.

Për të lexuar më shumë për këtë, klikoni këtu.

Saga e Acromaxit vazhdon

Acromax Facebook Censura1

Prej rreth dy vitesh, Exit News ka raportuar për aktivitetet e Acromax-it, kur në vitin 2020 kjo temë u prek dhe nga media gjermane.

Më parë, Exit kishte zbuluar se Acromax ka punuar për Partinë Socialiste Pronari i Acromax Aldor Nini i tha një gazetari të Exit se “e vetmja marrëdhënie biznesi që kemi është me partinë politike PS…”.

Nini më pas renditi punët që kompania bënte për partinë në pushtet. Ato përfshinin bllokimin e përdorimit të paautorizuar të materialeve të partisë të mbrojtura nga të drejtat e autorit, siç janë fotot dhe videot; bashkëpunimin me Facebook-un për të raportuar lajme të rreme për anëtarët e PS-së; dhe përdorimin e sistemeve të automatizuara që kërkojnë dhe sinjalizojnë për lajme të rreme duke përdorur fjalë kyçe.

Por në janar, ai mohoi që PS të ishte kliente dhe tha se Acromax “nuk ofron shërbime për partitë politike”.

Nini më pas kërcënoi se do të padiste Exit News dhe gazetarin e saj. Padia nuk u materializua asnjëherë.

Acromax është akuzuar nga një numër në rritje i gazetarëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile se kompania u heq apo u bllokon foto, video apo faqe në rrjetet sociale pasi ato e njerrin Partinë Socialiste ose drejtues të saj në një drejtë jo fort të mirë. Kompania e ka mohuar këtë, duke thënë se ata veprojnë vetëm kundër lajmeve të rreme dhe shkeljeve të të drejtës së autorit.

Për më shumë, lexoni këtu, këtu dhe këtu.

Kompania që kërkon PPP-në e spitaleve në Shqipëri, e mbytur në borxhe në Maltë

hospital ppp
Gjatë viteve 2019-2020 Exit News u përfshi në një investigim mes disa shteteve për një partneritet të dyshimtë publik0privat që u testua në Maltë para se të eksportohej në Ballkan.

Në Maltë, qeveria i dorëzoi tre spitale shtetërore një kompanie pa përvojë në menaxhimin e spitaleve. Koncesioni ishte për 99 vjet dhe vlente mbi një miliard euro. Brenda dy viteve, koncesionari falimentoi pavarësisht se mori qindra miliona nga taksapaguesit. Koncesioni u shit për 1euro tek një kompani tjetër e cila dukej se kishte të njëjtët njerëz pas saj.

Pavarësisht nga një hetim penal që ka filluar në Maltë, kompania e re Steëard Healthcare dhe investitorët që qëndrojnë pas gjithë skemës filluan tëkontaktojnë me qeveritë Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Exit zbuloi një rrjet kompleks të Memorandumeve të Mirëkuptimit dhe projektligjeve që do të hapnin rrugën që një skemë e ngjashme PPP-je me spitalet që të zbatohej në Shqipëri. Ndërkohë, Steëard HealthCare, kompania amerikane që synon të marrë me dinakëri PPP-të e spitaleve në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut, ka rreth 12 -15 milion euro borxhe në Maltë.

Këto borxhe janë rezultat i mospagimit të taksave dhe sigurimeve shoqërore, të cilat ish-kryeministri nën hetim për korrupsion Joseph Muscat, ia fali kompanisë. Pas dorëheqjes së Muscatit, – si pasojë e protestave kombëtare për përfshirjen e tij në vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia, – qeveria e kryeministrit të ri Robert Abela ndryshoi vendimin dhe i kërkon kompanisë që të shlyejë detyrimet ndaj shtetit.

Për të lexuar më shumë, klikoni këtu.

Mbulimi i krizës

liria e medias
Tërmeti i nëntorit 2019. ndjekur nga pandemia COVID-19 vetëm disa muaj më vonë, paraqiti shumë sfida për shoqërinë shqiptare. Por, çfarë ndodh me ata që mbulojnë krizën? Exit foli me një sërë profesionistësh të medias në të gjithë vendin në lidhje me përvojat e tyre që mbulonin histori të tilla traumatike dhe ndikimin ë kishte në shëndetin e tyre mendor.

Për çudi, Exit zbuloi se shumë vuanin nga stresi dhe ankthi, si dhe nga stresi post-traumatik. Në fakt, pothuaj 80-100% e gazetarëve shqiptarë përjetuan një lloj traume të lidhur me punën dhe ekspozimi i përsëritur mund të çojë në efekte serioze afatgjata.

Për të lexuar më shumë, klikoni këtu.

Intervistë me një trafikant – Si transpotohen emigrantët përmes Shqipërisë drejt vendeve të BE-së

emigrante te paligjshem
2020 ishte viti ku policia shqiptare arrestoi një numër të marr personash që transportonin emigrantë të ardhur kryesisht nga Lindja e Mesme. Destinacioni përfundimtar ishte gjithnjë një shtet anëtar i BE-së.

Exit News takoi një prej të arrestuarve për trafikim dhe zhvilloi me të një intervistë anonime.

Me fytyrën e mbuluar nga një mask dhe me një kapele të zezë në kohë, ai fliste me një dialekt jugor. Ai u prezantua vetëm si “A”, dhe shpjegoi se si funksionon skema e transportit të emigrantëve.

Për të lexuar më shumë, klikoni këtu.

GRETA: Kthimi në Shqipëri, rrezik për të mbijetuarit nga trafiku njerëzor

Në një intervistë ekskluzive me Exit News, Petya Nestorova, Sekretare Ekzekutive e Konventës së Këshillit të Europës për Veprimin kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (GRETA) foli për mënyrën se si rikthimi i të mbijetuarve të trafikimit njerëzor përsëri në Shqipëri nga shtetet e BE-së ose Britania e Madhe mbartte rreziqe reale.

Ajo i bëri thirrje qeverisë shqiptare të flasë me vendet e tjera që të konsiderojnë rehabilitimin e shqiptarëve që i kanë mbijetuar trafikimit njerëzor në vendin ku janë shpëtuar dhe të mos kthehen në shtëpi.

“Është e rëndësishme të merren në konsideratë të gjitha rreziqet përpara se t’i dërgoni përsëri në Shqipëri, rreziqe që siç ju përmendët [stigma, ritrafikimi, refuzimi nga familja, përjashtimi social, varfëria, frikësimi / ngacmimi] janë rreziqe shumë reale. Në Francë, grave u është dhënë azil pasi janë trafikuar sepse kthimi në Shqipëri shihet si rrezik… kjo praktikë duhet të përdoret më shumë,” tha ajo gjatë një interviste me Exit News.

Më shumë mund të lexoni këtu.

Bastisja e shkollave Turgut Ozal

Në nëntor, Exit u kontaktua nga përfaqësuesit e shkollave ​​Turgut Ozal në Tiranë. Ata shpjeguan se si disa javë më parë, dhjetëra policë u paraqitën në disa nga kampuset e shkollës njëkohësisht, pa një urdhër policie ose vendim gjykate, dhe kërkuan të kontrollonin ambientet. Përveç kësaj, ata filluan të fotografojnë dhe filmojnë nxënës që ishin të pranishëm në shkollë dhe konfiskuan listat e prindërve.

Stafi përshkroi se si ata më parë i ishin nënshtruar një kontrolli tatimor “të zgjatur dhe intensiv” që nuk gjeti asnjë shkelje. Një kontroll nga auditorët e tyre gjithashtu kishte konfirmuar se gjithçka ishte në rregull. “Bastisja” që pasoi ishte “e tmerrshme” sipas atyre me të cilët Exit foli.

Shkolla është në pronësi të një kompanie hollandeze, por stafi beson se “sulmet” ndaj tyre janë për shkak të pretendimeve se shkollat drejtohen nga Gylenistët. Ata më tej spekuluan se veprimi i policisë është për shkak të presionit nga qeveria turke tek qeveria shqiptare për të marrë “hapa” kundër lëvizjes Gulen dhe për t’i dorëzuar anëtarët e saj në Turqi.

Deri më tani nuk ka asnjë lidhje të njohur midis shkollës Turgut Ozal, mësuesve ose studentëve të saj dhe Lëvizjes Fetullah Gulen.

Shkolla më pas ngriti një padi kundër Policisë së Shtetit për bastisjen e ambienteve pa urdhër ose vendim gjykate dhe për përdorimin e forcës së tepruar.

Exit News pjesë e Konferencës botërore për lirinë e medias

2020 ishte një vit i mirë për Exit News pasi u zgjodhëm të merrnim pjesë në Konferencën Botërore të Lirisë së Shtypit UNESCO 2020. Për shkak të pandemisë, aktiviteti u zhvillua online.

Për nder të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit në 2020,  ‘Exit News’ në partneritet me Këshillin Shqiptar të Mediave dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit organizoi një panel ekspertësh dhe avokatësh të lirisë së medias në Shqipëri.

Tema e tryezës është vetërregullimi dhe veprimtaritë e gazetarëve në internet nuk duhet të bien nën përgjegjësinë e shtetit.

Exit ishte media e parë shqiptare që organizoi një ngjarje për Konferencën e cila është ngjarja më e madhe dhe më prestigjioze në fushën e gazetarisë në botë.

Erion Veliaj dhe plagjiarizmi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kishte një vit të ngarkuar duke kopjuar punën e njerëzve të tjerë për të bërë propagandën e bashkisë.

Në janar 2020, Exit News zbuloi se bashkia Tiranë kishte vendosur në zonën e ish-Bllokut disa tabela rrugore, ‘artisitike’ për të festuar 100 vjetorin e qytetit. Në të vërtetë të gjitha tabelat ishin kopjuar nga artisti Clet Abraham, i cili jeton dhe punon në Firence. Pasi bisedoi me Abrahamin ose ‘Le Clet’ siç njihet, u bë e qartë se bashkia nuk i kishte kërkuar leje për të kopjuar veprën e tij.

Kur u pyet për këtë gjë, Veliaj bllokoi gazetaren e Exit Neës, pasi e sulmoi atë.

Në shkurt, bashkia publikoi një video të quajtur “Çfarë është Tirana për Ju?” në profilin e saj. Kënga ishte pothuajse identike me këngën “Ëhat is London to you” publikuar nga Kryetari i Bashkisë së Londrës në 2018. Kur u kontaktuan nga Exit, zyra e Kryetarit të Bashkisë së Londrës shprehu habinë dhe tha se ata nuk kishin ide që kënga do të ribëhej për Tiranën.

Pastaj në mars, Veliaj publikoi një imazh të një ndërtese që ai tha se ishte kampusi i ri i Universitetit të Tiranës. Imazhi ishte në të vërtetë nga Instituti i Artit Bashkëkohor në Boston, i projektuar nga Diller Scofidio + Renfro.

Exit News kontaktoi me Boston ICA dhe Diller Scofidio + Renfro për të pyetur nëse ata janë kontaktuar nga Bashkia e Tiranës për të krijuar një projekt identik, ose nëse i kanë dhënë leje Veliaj të përdorë planet e tyre për të ndërtuar kampusin e ri universitar të Tiranës, por nuk mori asnjë përgjigje.

Exit News bëhet media e parë ballkanike që përfundon auditimin e pavarësisë

Në vitin 2020, Exit News iu kërkua të merrte pjesë në një projekt pilot dhe t’i nënshtrohej një kontrolli të gjerë të profesionalizmit dhe pavarësisë së tij. Projekti u drejtua nga Reporterët pa Kufij, Aleanca Etike e Mediave dhe me mbështetjen nga UNESCO dhe Bashkimi Evropian.

Procesi përfshinte publikimin e të gjitha informacioneve të kontaktit, pronësisë dhe informacionit në lidhje me financat dhe fondet. Për më tepër, auditimi përfshiu një rishikim të gjerë të të gjitha politikave në lidhje me punësimin, trajnimin, sigurinë, diskriminimin dhe privatësinë, si dhe udhëzimet editoriale, misionin dhe proceset për ankesat.

Exit ishte media e parë në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor që iu nënshtrua auditimit dhe publikimit të rezultateve. Hapi tjetër është një auditim i plotë me Deloitte, rezultatet e të cilit gjithashtu do të bëhen publike.

Aidan White, ish Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe President i EJN tha se “Angazhimi i Exit News për etikën është një garanci për publikun në lidhje me cilësinë e gazetarisë së saj.”

Ai shtoi:

“Exit News ka vendosur një standard që të gjithë gazetarët duhet të ndjekin, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. Ata e kanë pranuar këtë sfidë, duke deklaruar “nuk kemi asgjë për të fshehur dhe jemi gati të flasim të vërtetën në interes të publikut. I përgëzoj për veprimin e tyre pionier.”

Për më shumë mund të lexoni këtu.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>