Ngjarjet kryesore të javës

Këtë javë kanë ndodhur këto ngjarje:

Politikë

Biznesi i drogës Shqipëri-Katanjë: përgjimet përfshijnë Saimir Tahirinose faturat e shërbimeve.

Në Shqipëri lajmi i arrestimit të Moisi Habilajt ka shkaktuar një tërmet të vërtetë politik. 30 vjeçari i kapur dje nga njesitë e policisë gjyqësore të policisë financiare të Katanjës, në kuadër të operacionit Trëndafilat e të Njëzetëve, është kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Shkarkime masive në Policinë e Elbasanit.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë ka shkarkuar të gjtihë drejtuesit e Policisë së Elbasanit për paaftësi në ngjarjen e Elbasanit të ndodhur një muaj më parë.

Shqipëria e para në botë për konsumin e kokainës

Media “Telegraph” raporton se shqiptarët janë të parët në botë për konsumin e kokainës. Të dhënat e fundit janë marrë nga Zyra e OKB për Krimin dhe Drogën.

Sipas këtyre të dhënave, 2.5 përqind e popullsisë nga mosha 16 deri në 64 vjeç në Shqipëri konsumon kokainë. Pas nesh vijnë skocezët, më pas amerikanët.

Ndryshojnë rregullat për lëvizjen në zonën shengen

Qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor që do të duan të udhëtojnë drejt zonës “Schengen” do ta kenë këtë mundësi në të ardhmen, pasi të kërkohet miratimi nga shërbimet përkatëse të BE-së. Ata do të jenë të detyruar të kryejnë këto procedura, pavarësisht se vendet do të jenë të liruar nga vendosja e regjimit të vizave. Nga Komitetit për Liritë Civile të Parlamentit Evropian thuhet se i gjithë procesi “kompleks” dhe ky “sistem, nëse miratohet, nuk mund të hyjë në fuqi deri në fillim të 2020”.

Ekonomi

Hapet tenderi i hekurudhës Tiranë – Durrës

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi se do të hapet tenderi me vlerë 90 milionë euro për linjën hekurudhore Tiranë­- Durrës.

Nuk ka rritje pagash për këtë vit

Qeveria do të vazhdojë të mbajë të ngrira pagat e administratës edhe për vitin e ardhshëm duke mos bërë asnjë rritje.

Qeveria ka 65 milionë euro borxhe ndaj kompanive private

Qeveria ka 65 milionë euro borxhe të papaguara ndaj kompanive private, vetëm për investimet në rrugë dhe ujësjellësa.

Në periudhën 2014-2016, qeveria pagoi rreth 500 milionë euro borxhe të trashëguara ndaj biznesit. Rikthimi i detyrimeve të prapambetura ka shqetësuar edhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, që i kërkoi qeverisë të përmirësojë rimbursimin e taksave dhe të forcojë kontrollin e angazhimeve financiare, veçanërisht në Ministrinë e Transporteve.

Kronika 

Policia italiane arreston Moisi Habilajn

Guardia di Finanza e Katanias arrestoi një bandë shqiptare të trafikut të drogës dhe armëve. Policia arrestoi katër italianë dhe tre shqiptarë, dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve të prokurorisë italiane kjo bandë ka trafikuar në itali gjatë viteve të fundit më shumë se 3,5 ton kanabis, armë kallashnikov dhe qindra armatime.

Sekuestrohen 10 ton kanabis

Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestroi një sasi prej 10 ton kanabis sativa. Një hetim prej më shumë se 1 viti nga Krimet e Rënda në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror.

Sekuestrohet 1, 5 ton kanabis në Bari, Itali

Guardia Di Finanza e Barit ka bllokuar, duke e dërguar në molin e Barit, një gomone prej 10 metrash të gjatë me dy motorë të fuqishëm që mbartte 64 dëngje me marihuanë me peshë mbi 1 ton e gjysëm dhe me një vlerë prej 15 milionë eurosh, njofton Bari.repubblica.it.

Një person humb jetën në punë

Një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa ka qenë duke punuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Krujë.

33-vjeçari E.Sh., me banim në Krujë, sipas burimeve policore, duke u ngjitur në skelën e një kantieri ndërtimi ku punonte, e ka zënë korrenti dhe për pasojë ka humbur jetën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>