
Kuvendi miratoi të enjten ngritjen e Komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Komisioni do të drejtohet nga Damian Gjiknuri, ndërsa anëtarët e komisionit janë:
- Adnor Shameti nga shumica socialiste,
- Alket Hyseni nga shumica socialiste,
- Myslim Murrizi nga opozita parlamentar,
- Edmond Stojku nga opozita parlamentar.
Ndërsa nga opozita jashtë parlamentit do të jetë përfaqesues Oerd Bylykbashi.
Komisioni pritet të fillojë punën me shqyrtimin e të gjithë kandidatëve për të qenë anëtarë në KQZ-në e re – aplikimet përfundojnë më 18 shtator.
Ndërkohë për lexuar një listë të atyre që kanë aplikuar deri më tani për të qenë pjesë e KQZ-së, klikoni këtu.